Mospajtime në takimin konsultativ të partive politike se si të veprohet në situatën e krijuar në Kuvend.
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se janë të habitshme qëndrimet e partive politike.
“Siç e kuptuat kryesuesi i seancës , para se të fillonte me rendin e ditës i foi në konsultim subjektet politike. Në këtë drejtim ne ishim në një takim konsultativ dhe është e habitshme që të dëgjosh qëndrimet e partive politike. LDK tha që kryesuesi nuk ka të drejtë të ftojë në takim konsultativ. Duke qenë qe diskutimi në seancë konstituive është i ndaluar është ftuar aty që të diakutohet. Ne ishim të pranishëm në këtë takim. AAK tha që të vazhdojmë aty ku kemi mbetur. Nuk mund të vazhdojmë të betohemi, ka vendim që nuk i verifikon mandatet e deputetëve. Befasia e radhës është PDK që kërkoi të japim dorëheqje. Nuk e di çka po presin, të dalim në shesh, ne këtë e kemi bërë”, tha Haxhiu.