Pas një mosmarrëveshjeje rreth linjës së qarkullimit te minibusëve në Vushtrri, janë rrahur mes vete 6 të dyshuar meshkuj kosovarë.
Sipas policisë, ishin përdor edhe një kaçavidë si dhe ishte shtëne me armë zjarri. Në vendngjarje është konfiskuar një revole me një gëzhojë dhe një fishekë.
Një mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor ndërsa pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.