UBT News

Mosmarrëveshje mes bashkëpronarëve në Graçanicë, arrestohet shtetasi Jordanisë

Një shtetas i Jordanisë është arrestuar në fshatin Llapna Sellë të Graqanicës, pasiqë për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pas me viktimën shtetas amerikan, kishte nxjerrë armën me të cilën kishte shtënë 4-5 herë para këmbëve të viktimës.

Nuk raportohet për të lënduar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar një gëzhojë të fishekut të armës së zjarrit.

Viktima dhe i dyshuari janë bashkëpronar të një firme. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. 

Exit mobile version