UBT News

Moskva është luftanija e parë ruse që u fundos që nga Lufta e Dytë Botërore

Sipas profesor Evan Mawdsley, i cili ka specializuar në historinë ruse dhe historinë e Luftës së Dytë Botërore – hera e fundit që një luftanije ruse u fundos ishte 81 vjet më parë në brigjet e Krimesë nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai shtoi se ani pse Rusia ka humbur lloje të tjera të anijeve luftarake gjatë Luftës së Dytë Botërore, Chernova Ukraina ishte luftanija e fundit ruse që u fundos në vitin 1941. Ndonëse Moskva ishte 40 vjet e vjetër, profesori thotë se ishte një nga anijet më të mëdha marinën ruse, dhe asnjë anije e tillë nuk është ndërtuar që nga viti 1980.

Sipas tij, meqë supozohet se Moskva u godit dhe u fundos nga një raketë relativisht e vogël e llojit Neptun, ky rast lë të kuptohet se “anija kishte mbrojtje të dobët kundër raketave”./UBTNews/

Exit mobile version