UBT News

Moskë: Studentëve po iu “refuzohen diplomat nëse nuk nënshkruajnë urdhrin e mobilizimit”

Studentëve në një nga universitetet më të mira të Rusisë po u mohohet diploma nëse nuk nënshkruajnë urdhrin e mobilizimit.

Të diplomuarit e ardhshëm nga Instituti i Aviacionit në Moskë kanë thënë se certifikatat e tyre nuk do të nënshkruhen nëse nuk pranojnë të regjistrohen në ushtri.

“Diploma nuk lëshohet derisa të nënshkruani thirrjen. Pikërisht në zyrën ku jepet diploma qëndron si komisar ushtarak”, tha një student për uebsajtin e pavarur rus, Vertska.

Një tjetër studente tha“Bashkë me diplomën kërkojnë që të firmosni menjëherë rendin e ditës. Kjo është për ata që kanë 5.5 vite që studiojnë si specialist”./UBTNews/

Exit mobile version