Moska nuk do të njohë një kufi çmimi për eksportet e saj të naftës — vendim ky që do të zbatohet nga një grup vendesh perëndimore — sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Një gjë është e qartë këtu – ne nuk do të njohim asnjë kufi çmimi”, tha Peskov të hënën gjatë konferencës së tij, duke shtuar se Rusia do të përgatisë një përgjigje ndaj kësaj mase.
Të premten, 27 shtetet anëtare të BE-së e kufizuan çmimin e naftës ruse në 60 dollarë për fuçi, me Australinë dhe G7 — që do të zbatojnë këtë vendim nga dita e sotme.
Masa synon të reduktojë të ardhurat e Rusisë nga eksportet e naftës dhe është projektuar për t’u zbatuar nga kompanitë që ofrojnë transport, sigurime dhe shërbime të tjera për naftën ruse.
Vendimi nuk do të ndikojë në aftësinë e Rusisë për të kryer “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë, tha Peskov.
“Ekonomia ruse ka potencialin e nevojshëm për të përmbushur plotësisht të gjitha nevojat dhe kërkesat e operacionit special ushtarak”. tha ai. “Masa të tilla nuk do të ndikojnë në të”.
Megjithatë, kufiri i çmimit do të kishte efekt në stabilitetin e tregut të energjisë, tha Peskov./UBTNews/