Rusia bëri thirrje për “pauza humanitare” gjatë operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza, duke e përshkruar situatën si “katastrofike” për civilët.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska do të vazhdojë kontaktet me Izraelin, Egjiptin dhe Palestinën për t’u siguruar se ndihmat humanitare mund të dërgohen në Gaza.
“Federata Ruse është në kontakt të vazhdueshëm me Izraelin dhe vendet tjera të Lindjes së Mesme në nivel punues, nuk janë planifikuar kontakte të nivelit të lartë ende. Diplomatët rusë po vazhdojnë të angazhohen në kthimin e shtetasve rusë nga zona e konfliktit”, deklaroi ai mes tjerash./UBTNews/