Kremlini thotë se pajtohet me Shtetet e Bashkuara për nevojën për paqe të qëndrueshme në Ukrainë, por nuk e sheh perspektivën e negociatave për momentin.
Të hënën, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha në një intervistë se konflikti në Ukrainë do të përfundonte “pothuajse sigurisht me diplomaci” dhe negociata dhe se ishte e nevojshme “paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”.
“Që rezultati të jetë një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme – dikush mund të pajtohet me këtë. Por sa i përket perspektivave për një lloj negociatash, ne nuk shohim asnjë për momentin”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai shtoi se që të zhvillohen bisedimet me partnerët e mundshëm, Rusisë do t’i duhet të përmbushë qëllimet e “operacionit të saj special ushtarak”./UBTNews/