UBT News

Moska thotë se 20 rusë që u kapën nga Ukraina janë liruar

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 20 ushtarë rusë që u kapën nga Ukraina janë liruar të enjten, si rezultat i negociatave me Kievin.

“Si rezultat i procesit të negociatave për shkëmbimin e ushtarëve, sot 20 ushtarakë rusë janë kthyer nga territori i Ukrainës i kontrolluar nga regjimi i Kievit”, thuhet në deklaratë.

“Të gjithë ushtarakëve të liruar iu dha ndihma e nevojshme psikologjike dhe mjekësore”./UBTNews/

Exit mobile version