UBT News

Moska përgatitet për ‘stuhinë’ Omicron

Rusia vazhdon të shënojë nivele të reja të larta të infeksioneve me koronavirus për shkak të variantit shumë ngjitës Omicron, i cili përhapet shumë më lehtë se të tjerët dhe tashmë është bërë dominues në shumë vende të botës.

Autoritetet shëndetësore të vendit kanë frikë nga një “stuhi” rastesh në Moskë në javët e ardhshme dhe thonë se është “shumë herët për t’u relaksuar”.

Rritja dramatike parashikohet në qytet midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, sipas Denis Logunov.

“Numri i rasteve ditore do të jetë shumë i lartë. Është herët për t’u relaksuar përderisa është Omicron këtu”, shtoi ai.

Rusia ka regjistruar 30,457 infeksione të reja ditore gjatë 24 orëve të fundit, me numrin e përgjithshëm të infeksioneve që ka arritur në mbi 10 milionë, kështu zbuluan të dhënat nga qendra e krizës anti-koronavirus.

Deri më tani, 47.7% e popullsisë ruse është plotësisht e vaksinuar./UBTNews/

Exit mobile version