Autoritetet e Moskës njoftuan izolim njëjavor nga 28 tetori, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në Rusi. Ditët e fundit Rusia ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të rasteve të vdekjes dhe rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë.
“Situata në Moskë po vazhdon në skenarin më të keq… Ditët në vijim, ne do ta arrijmë pikun historik në luftën ndaj COVID-19”, deklaroi majori i Moskës, Sergei Sobyanin.
Me masat e reja, të gjitha dyqanet jo esenciale, shkollat dhe palestrat do të mbyllen. Restorantet dhe kafenetë do të punojnë vetëm me shërbimin “merr me vete”, përderisa në teatro dhe muze do të kërkohet dëshmia e vaksinimit ose testi negativ.
Një ditë më parë, edhe presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi për izolimin njëjavor duke filluar nga 30 tetori, për ta parandaluar përhapjen e infeksionit./UBTNews