Rusia thotë se nuk do të lërë kurrë në paqe asnjë vend që do të konfiskojë asetet e tij dhe do të hulumtojë se çfarë asetesh perëndimore mund të kapë si hakmarrje në një skenar të tillë.
Kremlini po komentonte një ide që po diskutohej në Perëndim, ku disa politikanë kanë sugjeruar që asetet e ngrira ruse me vlerë 300 miliardë dollarë t’i dorëzohen Ukrainës.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha në një konferencë se çdo konfiskim i tillë do t’i jepte një goditje të rëndë sistemit financiar ndërkombëtar dhe se Rusia do të mbronte të drejtat e saj në gjykata dhe me mjete të tjera, nëse një gjë e tillë do të ndodhte./UBTNews/