Moska ka kërcënuar se do të heqë akreditimet e gazetarëve amerikanë në Rusi në përgjigje ndaj trajtimit të gazetarëve rusë në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.
“Nëse nuk normalizojnë punën e mediave ruse në territorin amerikan, do të ketë masa të forta ndaj tyre”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, pasi kishte ftuar përfaqësuesit e mediave amerikane në ministri.
Në takimin e së hënës, Zakharova paralajmëroi se gazetarët amerikanë “do të duhet të largohen” nga Rusia nëse trajtimi i kolegëve të tyre rusë nuk përmirësohet, sipas Reuters./UBTNews/