Rusia do të jetë e gatshme të kthehet në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi nëse kërkesat e Moskës përmbushen nga partnerët ndërkombëtarë, sipas përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në selinë e Kombeve të Bashkuara, Genadi Gatilov.
Gatilov pretendoi se marrëveshja kishte devijuar nga “qëllimet e saj të synuara humanitare”.
“Zbatimi i njërës prej dy komponentëve të Marrëveshjeve të Stambollit – Memorandumi Rusi-OKB – ka dështuar të bëjë ndonjë përparim domethënës për shkak të qëndrimit përçarës të vendeve perëndimore”, tha Gatilov. “Ata vazhduan të rrisin presionin e tyre të sanksioneve ndaj vendit tonë, gjë që kufizoi eksportet ruse bujqësore duke bllokuar plotësisht transaksionet bankare, sigurimet, logjistikën, asetet e huaja dhe furnizimet e pjesëve rezervë”.
Gatilov tha se OKB-ja ishte “përpjekur nga ana e saj të nxiste qeveritë perëndimore dhe strukturat e biznesit të zbatonin Memorandumin Ruso-OKB”./UBTNews/