UBT News

Moska detyron ushtarët të vetëvriten në situata kritike

Ushtarët rusë të dislokuar në frontin e luftës janë urdhëruar të kryejnë vetëvrasje në situata kritike, për të shmangur dorëzimin ndaj forcave ukrainase. Kjo u zbulua nga Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës (GUR), e cila publikoi një raport në lidhje me manualin e dhënë ushtarëve rusë.

Manuali, sipas raportit, inkurajon ushtarët të “ruajnë dinjitetin deri në fund” dhe përshkruan mënyrën se si të kryejnë vetëvrasje duke përdorur armë zjarri ose granata.”

Në detajet e manualit, thuhet se në rastet kur ushtarët rusë përballen me situata kritike dhe të paevitueshme, ata duhet të qëllojnë veten në pjesë të trupit si tembra, nën mjekër ose në ballë, dhe gjithmonë të qëndrojnë të qetë gjatë procesit. Nëse armët ose municionet nuk janë të disponueshme, ushtarëve u sugjerohet të përdorin granata.

Ky manual dhe praktikat që përshkruan janë një dëshmi e degradimit të ushtrisë ruse, thonë autoritetet ukrainase. Ato gjithashtu theksojnë se kjo praktikë është një pasqyrë e politikave të komandantëve rusë, të cilët, sipas inteligjencës ukrainase, po e thellojnë krizën dhe degradimin e ushtrisë pushtuese. Ky zbulim ka nxitur reagime dhe ka nxjerrë në pah situatën dramatike të ushtarëve rusë në luftë./UBTNews/

Exit mobile version