Ministria e Jashtme ruse të mërkurën i bëri thirrje shefit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres për të organizuar një konferencë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme në luftën mes Izraelit dhe palestinezëve.
Moska vazhdimisht ka përsëritur thirrjen për krijimin e një shteti palestinez dhe ka bashkëpunim me të dyja, me Hamasin – të cilën nuk e njeh si organizatë terroriste dhe Izraelin.
“Mënyra e vetme për ta zgjidhur përgjithmonë këtë problem është që të mbahet një konferencë ndërkombëtare me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë së OKB-së”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov./UBTNews/