UBT News

Mosekzekutimi i pagesave, specializantët protestojnë nesër para MSH-së

Specializantët me kontratë me subvencion kanë paralajmëruar protestë për nesër, për shkak se nuk u janë realizuar pagesat nga Qeveria.

Në reagimin e tyre, bëhet e ditur se protesta fillon nesër, në orën 10:00 para MSH-së.

“Edhe përkundër zotimeve apo premtimeve tuaja për mbështetje të personelit shëndetësor, si dhe deklarimeve që shtesat për personel janë ekzekutuar, ne mjekët specializant me subvencion mohojmë që na janë ekzekutuar këto shtesa, përkundër faktit që ne prej fillimit të pandemisë kemi punuar në qendrat me pacientë me COVID-19”, thuhet në letër./UBTNews

Exit mobile version