Gjatë stinës së ftohtë, dhimbja e fytit është një nga shqetësimet më të zakonshme me të cilat përballet çdo familje.
Përveç trajtimeve të zakonshme mjekësore, shumë njerëz zgjedhin të përdorin edhe receta tradicionale që konsiderohen të dobishme për qetësimin e irritimit dhe freskimin e fytit.
Një prej përzierjeve më të njohura është ajo me limon, mjaltë dhe xhenxhefil, e cila preferohet për aromën e këndshme dhe efektin qetësues.
Për përgatitjen e kësaj përzierjeje kërkohet vetëm një kavanoz qelqi dhe tre përbërës të thjeshtë: limon i prerë në feta, mjaltë natyral dhe xhenxhefil i freskët. Feta limoni vendosen në kavanoz, ndërsa sipër tyre shtohet mjaltë dhe, sipas dëshirës, xhenxhefil i prerë hollë.
Pasi kavanozi mbyllet mirë, përzierja lihet në frigorifer për disa ditë derisa të marrë një formë të ngjashme me xhelatinën.
Kur dëshirohet konsumimi, një lugë e kësaj përzierjeje shtohet në një filxhan dhe përzihet me ujë të nxehtë, duke krijuar një pije aromatike që shumë njerëz zgjedhin ta përdorin për të qetësuar fytin ose për t’u ngrohur gjatë ditëve të ftohta.
Kjo përzierje mund të ruhet në frigorifer deri në 2-3 muaj, nëse mbahet në një enë të pastër dhe të mbyllur mirë.
Edhe pse konsiderohet si një alternativë tradicionale e dobishme, ekspertët këshillojnë që për çdo shqetësim të vazhdueshëm ose të rëndë, të kërkohet këshilla e mjekut, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me alergji. /A.Z/UBT News/
