UBT News

“Mos u frikësoni”, kryetari i Mariupolit u kërkon banorëve të largohen nga qyteti

Kryetari i Mariupolit, Vadym Boychenko u bëri thirrje të mërkurën banorëve të largohen nga qyteti, duke u thënë “mos u frikësoni”. Ai tha se 200 mijë njerëz janë larguar nga Mariupoli, vend ky që kishte mbi 400 mijë banorë para luftës.

“Mos u frikësoni dhe duhet të evakuoheni në Zaporizhzhia, ku mund të merrni të gjithë ndihmën që ju nevojitet — ushqim, ilaçe, gjërat thelbësore — dhe gjëja kryesore është se do të jeni të sigurt”, deklaroi ai.

Boychenko tha se autobusët do të evakuojnë njerëzit nga tre pika, njëra prej tyre pranë fabrikës së çelikut Azovstal, e cila është një nga bastionet më të fundit të rezistencës ukrainase në qytet./UBTNews/

Exit mobile version