UBT News

Mos prekni të huajt për të reduktuar rrezikun e lisë së majmunit, thotë Kina

Një zyrtar i lartë shëndetësor kinez këshilloi njerëzit që të shmangin kontaktet me të huajt për të parandaluar infeksionin me linë e majmunëve, pasi u raportua rasti i parë i njohur i virusit në Kinën kontinentale.

Për të parandaluar infeksionin e mundshëm të lisë së majmunit dhe si pjesë e stilit tonë të shëndetshëm të jetesës, rekomandohet që 1) të mos keni kontakt të drejtpërdrejtë lëkurë më lëkurë me të huajt“, postoi në faqen e tij zyrtare në Weibo, Wu Zunyou, shef epidemiolog në Qendrën e Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Wu gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që të shmangin një kontakt të tillë me njerëzit që kanë qenë jashtë vendit brenda tre javëve të fundit, si dhe të gjithë “të huajt”, ndërsa ai paralajmëroi vigjilencë.

Rreth 90 vende ku lia e majmunëve nuk është endemike, kanë raportuar shpërthime të sëmundjes virale, të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur një emergjencë globale shëndetësore.

Ka pasur më shumë se 60 mijë raste të konfirmuara dhe disa vende jo-endemike kanë raportuar vdekjet e para të lidhura me të. /UBTNews/

Exit mobile version