Udhëheqësit evropianë duhet të shmangin gabimin e negocimit për përfundimin e luftës në Ukrainë me Vladimir Putin, sepse “ai nuk është burrë shteti, por bandit”.
Ky është paralajmërim i ashpër nga Mikhail Khodorkovsky, biznesmenit që u largua nga vendi e që dikur konsiderohej njeriu më i pasur në Rusi dhe sot është një kritik kryesor i presidentit të vendit.
Qysh kur Kremlini nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, disa liderë, përfshirë edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, telefonuan Putinin në përpjekje për t’ia ndryshuar mendjen, por s’prodhoi rezultat.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel kanë zhvilluar telefonata me homologun e tyre rus. Madje kancelari austriak, Karl Nehammer udhëtoi drejt Moskës për t’u takuar me Putinin.
Kjo fushatë diplomatike është kritikuar ashpër nga presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, si dhe nga Polonia dhe shtetet baltike./UBTNews/