Khersoni, një ndër qytetet kryesore të Ukrainës është nën kontrollin e forcave ruse. Një banore i tha BBC-së se janë vendosur rregulla të reja në qytet tashmë.
Nina, banore e Khersonit (emri i plotë i së cilës nuk u bë i ditur) thotë: “Tani është qetë. Edhe dje ishte qetë. Më herët, kishte luftime e shpërthime. Dje askush nuk doli nga shtëpitë, pasi ishte tepër rrezik. Sot njerëzit po dalin, po mundohen të blejnë ushqim”.
Por, ajo thotë se luftimet mund të dëgjohen në periferi të qytetit.
“Ne duhet t’i ndjekim disa rregulla. U pajtuan me Qeverinë tonë që ne nuk duhet t’i provokojmë ushtarët rusë. Nuk mund të jemi në grupe, nuk mund të vozisim shpejt”, thotë ajo mes tjerash.
Banorët tash kanë ujë, elektricitet dhe internet dhe sipas tyre, së shpejti pritet ardhja e furnizimeve mjekësore./UBTNews/