Jeta është plot të papritura dhe kuzhina është një ndër hapësirat ku nuk i dihet ç’ndodh. Një gisht i prerë, një gjellë që digjet, një vezë që teksa skuqet na skuq edhe ne me vajin, të gjithë këto nuk janë të panjohura për ne.
Por gjithsesi, të gatuash është një kënaqësi më vete. Prandaj ju rendisim pesë gabime që me siguri i keni bërë shpesh dhe mënyrat sesi t’i shmangni ato:
Si të qëroni vezët e ziera
Nëse doni t’i qëroni vezët e ziera në mënyrën më të mirë të mundshme, përdorni një lugë. Kështu nuk do të shkojë dëm cipa e bardhë e vezës.
Kur skuqni vezët
Kur skuqni vezët shtoni një kubë akull. Shkrirja e tij do t’i bëjë vezët të gatuhen në pak sekonda.
Salca e domateve
Kavanozi i salcës së domates shpesh thahet dhe zë myk. Një mënyrë e mençur është ta ngrini atë në kubat e akullit dhe ta përdorni në çast sa herë ju nevojitet.
Po të verdhat e vezëve?
Kubat e akullit janë perfekte për të ruajtur të verdhat e vezëve nëse keni gatuar një ëmbëlsirë ku ju janë dashur vetëm të bardhat e vezëve, si dhe anasjelltas.
Një lugë druri për…
Sa herë që zieni makaronat, vendosni sipër tyre një lugë druri. Kjo do të parandalojë derdhjen e ujit. Se imagjinoni pastaj çfarë pune duhet për të pastruar sobën…./neps.al