Rritjet e papritura të nivelit të sheqerit në gjak mund të ndodhin më lehtë sesa e imagjinojmë dhe shpesh shkaktohen nga zakonet tona të përditshme, të cilat ndoshta i kryejmë pa e kuptuar rrezikun. Çdo herë që sheqeri në gjak rritet menjëherë pas një kohe, mund të përballemi me një rënie të energjisë, një ndjenjë të vazhdueshme urie dhe madje të rrezikojmë zhvillimin e rezistencës ndaj insulinës dhe probleme të tjera serioze metabolike.
Por, cilat janë shkaqet që ngritet niveli?
Mungesa e gjumit, mund të rrisë sheqerin në gjak, duke ndërhyrë në aftësinë e trupit për të rregulluar në mënyrë efektive glukozën. Mungesa e gjumit zvogëlon ndjeshmërinë ndaj insulinës, gjë që e bën më të vështirë për qelizat t’i përgjigjen insulinës, duke rezultuar në nivele më të larta të sheqerit në gjak.
Anashkalimi i vakteve, kur kalojmë një vakt, nivelet e sheqerit në gjak mund të ulen e trupi lëshon glukozën e ruajtur për të kompensuar mungesën. Kjo shkakton lirimin e hormoneve të stresit, si kortizoli, i cili mund të çojë në një rritje të sheqerit në gjak.
Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm, kur nuk jemi aktiv, glukoza qëndron më gjatë në gjak, gjë që rrit nivelin e sheqerit. Ushtrimi i rregullt rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke i lejuar qelizat t’i përgjigjen insulinës në mënyrë më efektive, shkruan Index.hr.
Konsumimi i ushqimeve me indeks të lartë glicemik, ushqimet me indeks të lartë glicemik e rrisin shpejt sheqerin në gjak se shpërbëhen shpejt në glukozë. Buka e bardhë, ushqimet me sheqer dhe drithërat e përpunuara, janë të ulëta në fibra dhe proteina, të cilat normalisht ngadalësojnë procesin e tretjes. /UBT News/