UBT News

Mos i bëni këto gabime me mishin e bluar, janë fatale për kuzhinierët

Mishi i bluar është një ndër produktet më të rëndësishme dhe pjesë e gatimeve të shijshme. Mishi mbush të gjithë shtëpinë me aromë të këndshme. Përdorni deri në maksimum këtë lloj të mishit, por kemi një këshillë për ju që e gatuani!

Në artikullin e mëposhtëm ju sjellim disa gjëra të nevojshme që duhet t’i dini që mos t’i përsëritni gabimet gjatë këtij specialiteti.

Mos e fusni frigorifer për ngrirje të thellë mishin e bluar me paketimin e blerë, paketimin që e bëjnë firmat tregtare është i hollë për t’u mbrojtur mishi nga temperaturat të ulëta. Në vend të paketimit të cituar më sipër, mishin vendoseni në letër dylli a në folie alumini dhe vendosni në qese më të trashë plastike dhe e vendosni në frigorifer, për të ruajtur freskinë për përdorim të mëvonshëm.

Mos e shkrini mishin e bluar në mikrovalë, furra e mikrovalës do të fillojë të ziejë shtresën sipërfaqësore të mishit të bluar dhe do ta forcojë atë, para se e tërë masa të shkrihej deri në fund. Mos i çoni dëm paratë, por mishin “shkrijeni” në mënyrë natyrale.

Mos e hidhni mishin e bluar në tavë të ftohtë, shijen maksimale e të karameles të mishit e arrini nëse mishin e shkrirë e vendosni në tavë të nxehtë që më parë keni shtuar një lugë vaj a gjalpë. Mos e vendosni në tavë të ftohtë, sepse ngjitet në fund dhe merr ngjyrë të errët të pakëndshme, e cila nuk është joshëse.

Nxirrjani tepricën e ujit, mishi i grirë gjatë zierjes apo pjekjes në furrë liron tepricën e ujit, e cila avullohet për shkak të përpunimit të gjatë termik. Mos u frikësoni ta hiqni gjatë zierjes, aq më parë nëse aplikoni recetën dhe kujdeseni se sa lëng duhet patjetër për gatimin e salcës së caktuar apo gjellës.

Mos ia nxirrni ujin mishit të bluar para apo pas zierjes, nxjerrja e ujit nga mishi para zierjes nuk i eliminon bakteret nga sipërfaqja e tij, ndërkaq nëse i hiqet uji pas zierjes e zhduk tërë shijen.

Aplikoni këto këshilla dhe shijoni ushqimin në tryezën tuaj. /UBT News/

Exit mobile version