Gjëja më e shëndetshme është të hamë ushqim të përgatitur, por nuk mundemi për shkak të stilit të shpejtë të jetesës.
Gatimi i vakteve për të nesërmen apo edhe për ditët në vijim është realiteti i sotëm dhe rinxehja e ushqimit është një mënyrë jetese.
Pavarësisht prakticitetit, ka ushqime që më së miri konsumohen vetëm të sapopërgatitura, pasi rinxehja mund të dëmtojë rëndë shëndetin.
Karrota – Perimet, ashtu si karotat, përmbajnë nitrate, të cilat në vetvete nuk janë të dëmshme, por kur ringrohen kthehen në produktin përfundimtar: nitrozaminat, të cilat janë kancerogjene. Fëmijët e vegjël janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve negative në ushqim, kështu që nuk rekomandohet të ngrohni supën apo karrotat e ziera për ta. Kur ngrohni supën ose lëngun, hiqni perimet e ngrohni vetëm lëngun.
Pulë – Një burim i pasur proteinash, por rinxehja shkakton ndryshim në përbërjen e proteinave, që shihet në cilësi (shija është më e keqe). Ushqimi i pasur me proteina shkakton probleme me tretjen kur nxehet, sepse proteina denatyrohet gjatë gatimit.
Spinaqi – Është ushqyes, rinxehja duhet shmangur. S’duhet ngrohur se përmban nitrate, që kur nxehen kthehen në nitrite kancerogjene.
Panxhari – I pasur me nitrate dhe si spinaqi, nuk ka nevojë të ngrohet. Është më mirë ta hani të ftohtë.
Oriz – Është më mirë të shmangni ringrohjen në furrë me mikrovalë. Orizi i papjekur përmban spore bakteriale dhe rinxehja nuk do t’i vrasë këto baktere, të cilat janë toksike e shkaktojnë të vjella dhe diarre.
Vezët – Shmang rinxehjen e vezëve të ziera a fërguara. Proteinat në vezë shkatërrohen kur ri-ekspozohen ndaj nxehtësisë. /UBT News/