Tani që jemi në mes të sezonit të ftohtë e të viruseve të ndryshme, duhet të kujdesemi edhe për t’iu shmangur gripit më të keq me të cilin kemi luftuar ndonjëherë, ama situata e pandemisë na ka bërë të frikësohemi nga një teshtimë në publik. Për këtë arsye shpesh mundoheni ta mbani duke mbyllur gojën dhe hundën. Shumica e bëjnë këtë nga mirësjellja dhe respekti. Por, çka nëse vazhdojmë të mbytemi nga teshtitjet tona?
Teshtitja në ambiente të mbyllura me shumë njerëz është arsye e shkëlqyer për t’i mbajtur të gjithë sytë nga ju, por a do të thotë kjo se është mirë ta mbani atë?
Teshtitja është mënyra si sistemi i frymëmarrjes largon irrituesit si poleni, pluhuri ose mikrobet. Sipas Shoqatës Amerikane të Pulmonarëve, dhjetëra mijëra pika kërcejnë nga hunda me shpejtësi deri në 160 km/orë, shumë njerëzve duket se u vjen turp të teshtinin e përmbahen, gjë që mbart rreziqe.
Obstruksioni i rrugëve të frymëmarrjes gjatë teshtitjes mund të rrisë presionin e ushtruar mbi to me 20 herë gjatë teshtitjeve.
Janë disa arsye pse nuk duhet të mbani teshtitjen:
Mbajtja e forcës së teshtitjes çon në ndjenjë të peshës shtesë në gjoks. “Duke shtrydhur diafragmën, muskuli i kraharorit që na ndihmon të marrim frymë ka më shumë gjasa të ndiejë më shumë presion në gjoks dhe madje edhe në brinjë”, tha Jason Abramowitz, një otolaringolog në New Jersey.
Thyerja e daulles është ndërlikim i mundshëm i teshtitjes së moderuar. “Hunda dhe veshët janë të lidhur me tubin Eustachian”, shpjegon doktor Abramowitz, duke shtuar se “rritja e presionit nga mbajtësja e teshtitjes transmetohet në vesh, duke dëmtuar daullen e veshit”.
Mbajtja e teshtitjes drejton përmbajtjen e hundës drejt veshëve, duke rritur shanset për transmetimin e mikrobeve, për rrjedhojë rrezikun e otitit. Rekomandohet që teshtima të mos mbahet. Ndaj kujdesemi të teshtijmë në këndin e brendshëm të bërrylit, përdorni peshqir letre që e hedhim në koshin e plehrave dhe i lajmë duart pas teshtitjes për të shmangur shpërndarjen e pikave. /UBT News/