Është mirë të shtrihesh në shtrat i/e pastër pas një dushi të ngrohtë. Por nga pikëpamja mjekësore, larja para gjumit nuk është mënyra më e mirë për të mbyllur një ditë të gjatë.
Në fakt, ky zakon në dukje i shëndetshëm, mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.
“Bright Side” tregon pse dushi para gjumit mund të mos jetë aq relaksues sa mendoni.
Gjumi mund të mos ju zërë kollaj
Një dush i nxehtë para gjumit duket relaksues, por mund t’ju lërë zgjuar. Kjo se kur njeriu përgatitet për të fjetur, temperatura e trupit ulet. Dushi i nxehtë rrit temperaturën duke i dhënë trupit sinjalet e gabuara. Zgjidhja më e mirë është të bëni dush me ujë të vakët një ose dy orë para gjumit.
Mund të bëjë që zemra të rrahë më shpejt
Nëse zemra ju rreh më shpejt pas një dushi të nxehtë, duhet të dini që ka shpjegim shkencor. Uji i nxehtë ngre presionin e gjakut dhe ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se kjo shkakton stres. Kur zemra juaj rreh në këtë mënyrë, e keni të pamundur të flini dhe kjo mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.
Mund të shtoni në peshë
Dushi pas ngrënies ngatërron sistemin tretës e ju bëjë të shtoni peshë. Tretja kërkon rritjen e qarkullimit të gjakut në zonën e stomakut, dushi bën që gjaku të rrjedhë në pjesë të tjera të trupit. Nëse duhet të laheni patjetër, prisni 30 minuta pasi të keni konsumuar ushqim.
Flokët tuaj do të dëmtohen
Dushi para gjumit mund të bëjë të flini me flokë jo të thara mirë. Fjetja ashtu bën që jastëku të thithë lagështi e krijon mjedis të përsosur të për rritjen e baktereve të dëmshme. Kjo shkakton probleme të ndryshme me skalpin e kokës, si kruajtje, irritim lëkure dhe zbokth.
Burimi: Panorama