UBT News

Mori 17 mijë euro duke mashtruar për sigurim të vizës, arrestohet burri në Prizren

Policia informoi sot se u arrestua një burrë në Prizren, sepse ka mashtruar një person duke ia marrë 17 mijë euro në këmbim të sigurimit të një vize pune.

I dyshuari u dërgua në mbajtje.

“Pas hetimeve intensive me 15.03.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte arrit të mashtroj viktimën mashkull kosovar, ku i kishte marr 17.000 euro në këmbim të sigurimin të një vize pune”, bëri të ditur Policia.

Rasti ka ndodhur më 3 shkurt.

Exit mobile version