Policia informoi sot se u arrestua një burrë në Prizren, sepse ka mashtruar një person duke ia marrë 17 mijë euro në këmbim të sigurimit të një vize pune.
I dyshuari u dërgua në mbajtje.
“Pas hetimeve intensive me 15.03.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte arrit të mashtroj viktimën mashkull kosovar, ku i kishte marr 17.000 euro në këmbim të sigurimin të një vize pune”, bëri të ditur Policia.
Rasti ka ndodhur më 3 shkurt.