Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dekoruar me medalje pjesëtarët e FSK – së që morën pjesë në operacionin ndërkombëtar “Interflex”.
Maqedonci ka shprehur mirënjohje për ushtarakët “që me profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë shërbimit në këtë operacion përfaqësuan denjësisht Republikën e Kosovës”.
“Në këto periudhë, mbështetja ofruar Ukrainës është qenësore që përballë agresorit e drejta të triumfojë”, tha Maqedonci./UBTNews/