Monumenti i zhdukur për barazi dhe përparim që dikur ndodhej në qendër të qytetit të Mitrovicës, është rikthyer si një skulpturë e përhershme në sheshin publik nga profesori i Fakultetit Dizajn i Integruar dhe Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, Alban Muja.
Në punën e tij për Autostrada Biennale e 3-të në 2021, Alban Muja u fokusua në një monument të zhdukur të barazisë dhe përparimit që dikur qëndronte në qendër të qytetit të tij të lindjes, Mitrovicës.
I ngritur gjatë epokës jugosllave në fillim të viteve 1970, monumenti u largua papritur në vitin 2010 dhe statusi i tij mbetet i panjohur. Monumenti titullohej “Work, Freedom, Education” (Puna, liria, arsimi) dhe përmbante skicën e dy burrave dhe një gruaje që mbanin vegla në dorë, një pëllumb dhe një libër, që përfaqësonin vlerat e punës, arsimit dhe lirisë, elemente emblematike të një shoqërie socialiste e idealiste.
Edhe pse arsyeja e zhdukjes së monumentit mbetet e paqartë, ajo jeton në kujtesën kolektive të banorëve të Mitrovicës. Vepra ishte simbol i talentit dhe krijimtarisë së artistëve mitrovicas të asaj kohe, duke shkrirë pa probleme konceptin ideologjik me realizimin teknik, duke reflektuar njëkohësisht botën industriale që dikur promovonte qytetin dhe ideologjinë e asaj kohe.
Në edicionin e fundit të Autostrada Biennale një version miniaturë i monumentit të zhdukur doli në mes të Prizrenit duke krijuar një surprizë dhe një thashetheme. Tani, dy vjet më vonë, është koha që ky memorial antifashist të kthehet në shtëpi.
Muja tani ka ri-instaluar një monument të vjetër/të ri/të lëvizshëm “Work, Freedom, Education”, në shtëpinë e tij në Sheshin e Mitrovicës.