UBT News

Monitoruesi i BE: Zjarret në Evropë thuajse u katërfishuan këtë vit

Numri i zjarreve në Evropë këtë vit është gati katër herë më i madh se mesatarja e parë në 15 vitet e fundit, sipas Programit të BE-së për Vëzhgimin e Tokës Copernicus.

Numri i përgjithshëm i zjarreve në BE që nga 23 korriku dhe që nga fillimi i vitit ishte një mijë e 926”, thuhej në një postim në llogarinë e programit në Twitter.

Mesatarja për periudhën e referencës 2006-2021 ishte rreth 520, shtoi ai.

Një tjetër postim në Twitter të enjten paralajmëroi për “rrezik shumë ekstrem” në disa zona të Spanjës, Francës, Italisë, Marokut, Tunizisë dhe Algjerisë.

E përshkruar si e paprecedentë, e frikshme dhe apokaliptike, vala e vazhdueshme e të nxehtit në Evropë ka marrë më shumë se një mijë e 700 jetë, vetëm në Portugali dhe Spanjë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë javën e kaluar. /UBTNews/

Exit mobile version