Një nga monedhat e fundit të arit “Double Eagle” u shit për 18.9 milionë dollarë në New York, të martën.
Kjo monedhë e rrallë e vitit 1933, tani është monedha më e vlefshme që është shfaqur ndonjëherë në ankand, pothuajse duke dyfishuar rekordin e mëparshëm botëror, sipas Sotheby’s, e cila organizoi ankandin.
Në njërën anë shfaqet statuja e lirisë e në anën tjetër një shqiponjë duke fluturuar, kjo monedhë ka vlerë nominale prej 20 dollarësh. Kjo monedhë e vitit 1993 nuk doli kurrë në qarkullim dhe pothuajse të gjitha u kthyen në qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u shkrinë.
Vetëm një pjesë prej tyre fatmirësisht shpëtuan, dhe një numër i vogël doli në treg për qarkullim. Por në vitin 1994, kur u realizua një hetim i Shërbimit Sekret, u tha se nëse kjo monedhë do të gjendej te ndonjë koleksionist, do të konsiderohej e vjedhur.
Mostra e shitur të martën është e vetmja që mund të posedohet legalisht nga një individ privat, pas një beteje ligjore midis Thesarit të Shteteve të Bashkuara dhe një ish-pronari./UBTNews