UBT News

Momenti kur Ukraina përdori një dron eksperimental për të sulmuar një urë ruse

Shërbimet e sigurisë ukrainase kanë lëshuar pamje ekskluzive që tregojnë momentin kur në muajin korrik ata përdorën një dron eksperimental detar për të sulmuar urën e Rusisë drejt Krimesë së aneksuar, duke ofruar detaje të reja mbi sulmin dhe duke paralajmëruar se do të pasojnë më shumë sulme të tilla.

Është hera e parë që SBU ka marrë hapur përgjegjësinë për operacionin.

Sulmi i 17 korrikut shkaktoi dëmtime në korsitë rrugore të urës dhe sipas zyrtarëve rusë, la të vdekur dy civilë.

Ura u hap nga presidenti rus, Vladimir Putin në vitin 2018 dhe është simbolikë e dëshirës së tij për të pushtuar Ukrainën dhe për ta lidhur atë me Rusinë përgjithmonë. Është gjithashtu një lidhje jetike furnizimi për operacionin ushtarak të Rusisë në Krime./UBTNews/

Exit mobile version