UBT News

Momenti kur dy berberë shqiptarë qethin flokët në solidaritet me gruan që vuan nga kanceri

Një paciente me kancer që po i nënshtrohet kimioterapisë është lënë ‘e tronditur’ nga një berber me zemër të mirë – kur ai e befasoi atë duke rruar kokën e tij siç bëri ajo.

Caroline Ross ishte e lodhur duke u dukur si “Worzel Gummidge” pasi kimioterapia i bëri flokët e saj shumë të brishtë, kështu që ajo me ankth u drejtua tek Berberet Huntsman, në Blaby, Leicestershire, për t’i rruar tërësisht.

58-vjeçarja, e cila po trajtohej për kancerin e zorrëve për herë të dytë në katër vjet, nuk pyeti pse pronari i sallonit Andi Bica donte të filmonte punën e tij, por nuk mori shumë kohë që ajo ta kuptonte.

Bica, 30 vjeçar dhe kushëriri i tij Kledian Peci, 21-vjeçar,  të dy shfaqen në video teksa qethin flokët. Në fund Bica i jep Caroline një përqafim dhe një puthje në kokë për t’i treguar se çdo gjë do të shkojë mirë për të.

Zonja Ross, një ish -kuzhiniere dhe pronare e klubit të natës tha se veprimi i djemve në fillim të këtij muaji e bënë atë të qetë pasi kishte frikë të priste flokët dhe ajo i përshëndeti ata heronj që i dhanë asaj besimin për të “ecur me krenari”.

Ajo e postoi videon në Instagram dhe TikTok ku është parë më shumë se gjysmë milioni herë, me përdoruesit që e lavdëronin zotin Bica si ‘frymëzues’, por berberi i përulur pretendon se ai thjesht donte të ndihmonte.  /Prive.al

Klikoni në linkun poshtë për të parë videon:

https://www.dailymail.co.uk/news/article-9943287/VIDEO-Barbers-surprise-cancer-patient-shaving-heads-solidarity.html#v-7292541267104255420

Exit mobile version