Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj në një intervistë për Ekonomia Online ka komentuar refuzimin e Kurtit për takimin e 11 majit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilën shtyrje e sheh si konsum të përkohshëm politik, përderisa tha se më e papranueshme është takimi me përfaqësuesit serb, por jo darka.
“Nuk ka refuzim sepse ka darkë e që është edhe më keq se takimi, për mu është e pranueshme që kryeministri të ketë dialog të takojë përfaqësues të shtetit serb, por është hala më e papranueshme që të kemi darkën, pra problemet mund ti diskutojmë por darkat janë të papranueshme dhe kjo po duket më shumë sesa përfaqësim të interesave të Kosovës, ç’tensionim i mundshëm i relacionit mes Kurti dhe Vuqiçit, e para ka darkë ka takim e dyta ajo shtyrje ishte më shumë e gjestit simbolik sepse siç e dini në fillim të qershorit dialogu po vazhdon kështu që këto janë tentime sa për konsum të përkohshëm politik”.
Molliqaj dikur ish bashkëpartiak i Kurtit thotë se i shkon për fytyre ndryshimi i bindjeve ideologjike të tij, që siç thotë ai ka shpërpushje më ato se çfarë kryeministri Kurti kishte deklaruar në fushatë, ndër to edhe tema e dialogut që në atë kohë për Kurtin ishte prioritet i katërt e sipas Molliqaj të gjitha këto kanë qenë mashtrime të fushatës.
“I shkon përshtati dhe mendësisë së tij me institucionet dhe shtetin, ku ai mendon se figura e tij është më shumë se çdo gjë tjetër dhe sigurisht se është në shpërputhje me atë që kishte deklaruar në fushatë me prioritetet e tij pra në vend se të kishim drejtësi dhe zhvillim ekonomik e të kishim luftim të pandemisë kemi atë që e quante herë prioriteti i katërt herë i gjashtë tani u bë prioritet i vogël e që është dialogu, kështu që për ne nuk është asgjë befasi dhe asgjë që nuk e kemi pritur por kjo është ajo me të cilin ne do të ballafaqohemi dhe do të shihemi çdo ditë se një pjesë e tyre që ka thënë kanë qenë mashtrime të fushatës”.
E kreu i PSD-së, qasjen e Kurtit po quan autonomiste, derisa ka shtuar se kjo po e qon vazhdimin e dialogut pa marrëveshje përfundimtare dhe pa zgjidhje të problemit përfundimtarë me Serbinë.
Gjatë fushatës VV-ja kishte thënë se reciprociteti ndaj Serbisë do të jetë çështje javësh, e këtë Molliqaj e ka quajtur mashtrim.
“Kurti ka një zhvendosje të paktën dy fish, njëra ka të bëjë me ekonominë ku nga një qasje me barezitare dhe një ekonomie më majtas ka kaluar në një kapërcim më të madh dhe tani është në një ekonomi centriste ku kuptohet që ta shmang vetëm çështjen e korrupsionit dhe tani nuk ka as taksë progresive dhe tani nuk ka asnjë mekanizëm që lufton pa barazinë, zhvendosja e dytë ka të bëjë me raportin e shtetit ai tani ka këtë qasje që ne në PSD e quajmë autonomiste pra prej qasjes së shkëputjes përfundimtare nga Serbia tani është një qasje ku Kosova duhet të jetë autonome karshi Serbisë dhe kujtdo tjetër, dhe kjo po e qon në vazhdimin e dialogut pa marrëveshje përfundimtare dhe pa zgjidhje të problemit përfundimtar me Serbinë”.
Ai tutje tha se dialogu po na çon drejt formimit të Asociacionit ose të një autonomie të trefishtë në Kosovë.
“…tani është e qartë që s’do të ketë reciprocitet dhe ajo ka qenë mashtrim, qysh kur është rrëzu Kurti 1 që nuk është arsye reciprociteti që Kurti e donë ndaj Serbisë, po ka qenë gara me ish presidentin Thaçi se kush do të jetë i pari në dialog. Dy rrugë ka dialogu përpara njëra është drejtë një asociacioni ose një autonomie të trefishtë në Kosovë, asociacion për jugun, autonomi për veriun dhe autonomi për kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë ose një status qoue e vazhduar e cila mund të krijon spektakle të reja të Kurtit ku prapë Kosova do të jetë shteti që do të humb për shkak se siç e dimë Kosova tash ka stagnuar në të gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare përkundrazi ka rënie të numrit të njohjeve dhe ka pengesa të pa tejkalueshme në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtarë, pra të dy rrugët janë të gabuara por janë rrugë të atyre qasjeve që ne e quajmë autonomiste që Kurti tash ka zgjedhur për Kosovën”.
Në Komisionin për Ekonomi deputetët e VV-së kanë votuar që të mbulojnë shpenzimet e rrymës në veriun e banuar me kryesisht serb, e Molliqaj po e sheh të padrejtë , te panevojshme e me tendenca kriminale.
Ai tha se skandaloze ka qenë edhe deklarata e Mimoza Kusarit e cila tha se më mirë është të ndahen mjete për serbët në veri se sa të na kthen policët në arkivol duke ju referuar rastit të Enver Zymberajt.
Molliqaj tha se me këtë VV tregon që Kosova është më mirë me ndjetë nën Serbi dhe se çlirimi i vendit mund të kishte ndodhur edhe pa luftën e UÇK-së dhe se kush do që ka vend ka vdekur badihava
“Janë dy probleme të mëdha që kanë ndodhur atë ditë e para që është vazhduar avazi i qeverive të tjera. Me ju pagu rryma atyre është krejtësisht e padrejtë e pa nevojshme dhe me tendenca kriminale, dhe ju e keni parë se si i ka reduktuar shtesat për shumë kategori në Kosovë ndërsa po jep 11 milionë andej por ajo që ka kaluar shumë lehtë është deklarata skandaloze e cila nuk është ndëshkuar fare e Mimoza Kusarit që e bëri që më mirë të japim pare sepse të na vdesin policët dhe të na kthehen në arkivole, pra këta tregojnë se Kosova më mirë kishte me qenë me ndjetë nën Serbi kjo është qasja autonomiste ku këta besojnë që në fund Kosova ishte çliruar edhe pa luftë dhe kushdo që ka vdekur ka vdek badihava dhe kështu këta shkojnë edhe në dialog ku në njërën anë sulmohet UÇK-ja dhe në anën tjetër folët për viktima se këto po donë të thonë se Kosova nuk ka qenë e pushtuar nga Serbia por është keq menaxhuar nga Millosheviqi dhe si pasojë e keqmenaxhimit kriminal, ne jemi dashtë me u shkëputë dhe jo se kemi të drejtë”.