Ligjvënësit moldavë kanë votuar në favor të një qeverie të re të udhëhequr nga një ekonomist pro-perëndimor, pasi vendi sinjalizoi shqetësime sa i përket sigurisë në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.
Dorin Recean, ekonomistit 48-vjeçar — i cili shërbeu për një vit si këshilltar i Presidentes Maia Sandu në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë — iu kërkua nga presidentja javën e kaluar të plotësonte pozicionin e kryeministrit pasi Natalia Gavrilita u largua papritur nga posti.
Të gjithë ligjvënësit e pranishëm nga Partia qeverisëse e Moldavisë për Veprim dhe Solidaritet, e cila mban 63 vende në legjislaturën 101-vendëshe të vendit, votuan në favor të qeverisë së z. Recean.
Z. Recean u tha ligjvënësve se fokusi i tij kryesor do të ishte futja e “disiplinës dhe rendit” në institucionet e Moldavisë, për t’i dhënë frymë ekonomisë në vështirësi dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin./UBTNews/