Ish-republika sovjetike ka mbyllur hapësirën e saj ajrore, sipas Air Moldova.
Linja ajrore u bëri thirrje pasagjerëve duke thënë “ju lutemi të qëndroni të qetë” dhe tha se do të jepte informacione të mëtejshme më vonë, përcjell UBT News.
“Të dashur pasagjerë, në këtë moment hapësira ajrore e Republikës së Moldavisë është e mbyllur. Jemi në pritje të rifillimit të fluturimeve”, thuhet në njoftim.
Dje, presidentja e Moldavisë akuzoi Rusinë se planifikon të marrë kontrollin e qeverisë së saj.
Presidentja Maia Sandu tha se qytetarët e Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë do të hyjnë në Moldavi në përpjekje për të ndezur protesta për të “ndryshuar qeverinë legjitime në një qeveri të paligjshme të kontrolluar nga Federata Ruse”.
Rusia ka mohuar akuzat, por SHBA tha se raportet ishin “thellësisht shqetësuese” – megjithëse ato nuk ishin konfirmuar në mënyrë të pavarur./UBTNews/