UBT News

Moldavia bllokon qasjen e mbi 20 uebsajteve ruse

22 uebsajte lajmesh janë bllokuar në Moldavi për shkaqe sigurie. Shërbimi i Sigurisë dhe Inteligjencës i Moldavisë tha se këto sajte janë përdorur për luftë informacionesh kundër vendit.

Në mesin e faqeve të bllokuara janë Russia Today, NTV dhe Ren TV.

Moldavia tha se ofruesit e internetit janë urdhëruar të bllokojnë faqet menjëherë, megjithëse një gazetar i Reutersit në Kishinau tha se disa ende po funksionojnë edhe pas njoftimit.

Raportet e Moldavisë me Moskën janë përkeqësuar në mënyrë dramatike që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia./UBTNews/

Exit mobile version