Njëzet e dy burime ruse të lajmeve janë bllokuar në Moldavi, kjo për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë i Moldavisë tha se faqet ishin përdorur si pjesë e një lufte informacioni kundër vendit.
Faqet e njohura të lajmeve si Russia Today, NTV dhe Ren TV janë ndër ato të bllokuara.
Moldavia tha se ofruesit e internetit ishin urdhëruar të bllokonin faqet menjëherë, megjithëse një reporter i Reuters në Kishinau tha se disa ende punonin pas njoftimit.
Rusia nuk ka komentuar menjëherë, megjithëse ka të ngjarë të zemërohet nga ky veprim.
Marrëdhëniet e Moldavisë me Moskën janë përkeqësuar në mënyrë dramatike që nga pushtimi rus i Ukrainës.
Presidentja pro-evropiane Maia Sandu ka denoncuar pushtimin duke akuzuar Moskën për komplot për një grusht shteti kundër qeverisë së saj dhe duke u përpjekur të destabilizojë vendin. Moska e kundërshton këtë./UBTNews/