UBT News

Moduli hapësinor rus Nauka ankorohet në ISS

Pas një udhëtimi tetëditor në hapësirë ​​dhe gati 15 vjet prapa planeve origjinale, moduli i ri rus Nauka u ankorua sot me sukses në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Nauka (“Shkenca” në rusisht) u ngrit më 21 korrik në bordin e një rakete Proton-M nga Kozmodromi russ “Baikonur” në Kazakistan.

Në fund të këtyre tetë ditëve në hapësirë, të nevojshme për t’u pozicionuar në të njëjtën orbitë me ISS, ky laborator hapësinor u ankorua në orën 16:29 (13:29 pasdite GMT) në modulin e shërbimit rus Zvezda.

“Kontakti u konfirmua”, tha agjencia ruse e hapësirës Roscosmos në llogarinë e saj në Tëitter.

“Sipas të dhënave të telemetrisë dhe raporteve nga ekuipazhi i ISS, sistemet në bord të stacionit dhe moduli Nauka po funksionojnë normalisht”, shtoi më pas agjencia hapësinore në një deklaratë.

Nisja u shqyrtua nga afër nga Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA), duke qenë se Nauka kishte në bord edhe një nga pajisjet e ESA-s, krahun robotik ERA, që do të instalohet jashtë modulit.

Exit mobile version