Kryeministri indian, Narendra Modi u ka kërkuar banorëve të Indisë që të mbajnë maska sërish ndërsa vendi rrit mbikëqyrjen e rasteve me COVID-19. Modi mbajti një takim të enjten mes një rritje të rasteve në Kinë duke e vënë Indinë në gatishmëri.
Kryeministri bëri thirrje për rritje të testimeve për COVID-19. India relaksoi masat e saj antiCOVID përfshirë edhe mbajtjen e maskave, në fillim të këtij viti pas një rënie të niveleve të infeksionit.
Vendi u përball me dy valë vdekjeprurëse si pasojë e COVID-19 në vitet 2020 dhe 2022 – dhe qeveria u kritikua ashpër për trajtimin e valës së dytë në verën e vitit 2021, kur mijëra njerëz vdiqën si pasojë e mungesës së furnizimeve me oksigjen dhe ilaçeve kritike.
Në takimin e së enjtes, Modi u kërkoi shteteve të sigurojnë gatishmëri operacionale të infrastrukturës spitalore, përfshirë furnizimin me cilindra të oksigjenit dhe ventilatorë.
Ndonëse nuk ka arsye për panik, kryeministri u kërkoi qytetarëve të marrin të gjitha masat e nevojshme./UBTNews/