Kryeministri indian, Narendra Modi dënoi vrasjen e civilëve në luftën Izrael-Hamas gjatë hapjes së samitit “Voice of Global South” të premten.
“Ne fuqishëm dënojmë vdekjet e civilëve në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit”, deklaroi Modi.
Kryeministri Modi bëri thirrje për përmbajtje duke vënë theksin te “dialogu dhe diplomacia”.
Ai tha se India ka dërguar ndihma humanitare për njerëzit e Palestinës pasi bisedoi me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas./UBTNews/