UBT News

Moderna: Vaksina antiCOVID gati 95% efektive

Kompania Moderna thekson se të dhënat paraprake dëshmojnë se vaksina e saj antiCOVID ofron 95% mbrojtje.

Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanisë Pfizer, dhe shtojnë besimin në rritje se vaksinat mund të ndihmojnë në luftimin e pandemisë.

Të dy kompanitë kanë përdorur një qasje mjaft inovative dhe eksperimentale për të zbuluar vaksinat e tyre.

Moderna thotë se është ‘një ditë e mrekullueshme’ dhe se po planifikojnë të aplikojnë për miratim në mënyrë që përdorimi i vaksinës të fillojë në javët e ardhshme./UBTNews

Exit mobile version