Kompania farmaceutike Moderna do të padisë kompaninë Pfizer dhe partnerin e saj gjerman BioNTech për shkelje të së drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale gjatë zhvillimit të vaksinës së parë për COVID-19 të miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kompania farmaceutike pretendon se teknologjia mRNA që ajo zhvilloi para pandemisë, u kopjua nga rivalët e saj.
Padia u ngrit në Gjermani dhe në shtetin e Masaçusetsit./UBTNews/