UBT News

Modelja me famë botërore vishet nga Valdrin Sahiti

Se sukseset e dizenjatorit shqiptar Vladrin Sahiti janë të njohura edhe përtej kufinjëve shqiptarë, tashmë është e ditur!

Së fundi, modelja me famë botërore Winnie Harlow e cila ka sfiluar për marka prestigjioze si Fendi, Marc Jacobs, Nike, Victoria’s Secret e shumë të tjera, ka zgjedhur Sahitin për fustanin e ditëlindjes.

Ajo ka postuar një seri fotosh nga ngjarja.

Modelja 27 vjeçare e cila numëron afër 9 milionë ndjekës, mori më shumë se 250 mijë pëlqime. Fustani unik i krijuar nga Valdrin Sahiti e bënte atë të shkëlqente në ndejën e ditëlindjes./UBTNews

Exit mobile version