OnePlus 15 u prezantua në Kinë muajin e kaluar dhe dje bëri debutimin e tij global. Vetëm një ditë më pas, modeli ndërkombëtar ka filluar të marrë përditësimin e parë të softuerit.
Ky është përditësimi që do t’i presë përdoruesit sapo ta marrin pajisjen. Përditësimi vjen si OxygenOS 16.0.1.303, i bazuar në Android 16.
Ai po shpërndahet si për tregun indian, me firmware CPH2745_16.0.1.303(EX01), ashtu edhe për atë të Bashkimit Evropian, me firmware CPH2747_16.0.1.303(EX01). Paketa e re sjell patch-in e sigurisë së muajit nëntor 2025, si dhe një sërë përmirësimesh funksionale.
Në listën e ndryshimeve përfshihen: hapja më e shpejtë e aplikacioneve nga Ekrani Kryesor, mundësia për të personalizuar emrat e veglave, rregullimi i madhësisë së orës në temat Flux, grumbullimi i veglave përmes zvarritjes së tyre.
Po ashtu drejtimi automatik i imazheve portret dhe arkitekturore gjatë prerjes e rrotullimit, vendosja e videove si zile, skanim më i shpejtë i viruseve, animacion i përmirësuar për sensorin e gjurmës së gishtit, një ndërfaqe e re për motorin e rrjetit AI LinkBoost, njoftime në kohë reale për përshpejtimin e rrjetit në kushte të dobëta, si dhe opsioni për të testuar shpejtësinë e rrjetit dhe për të parë detajet e statusit të tij.
/A.Z/UBT News/
