UBT News

Modelet iPhone 13 sjellin ekrane me frekuencë të lartë

iPhone i ardhshëm do të mund të regjistrojë video në formatin portret dhe të të realizojë foto në ProRes sipas një raporti të fundit nga Bloomberg.

Raporti thotë se modeli i ardhshëm do të ofrojë edhe filtra më cilësore për përmirësimin e imazheve pasi të jeni realizuar.

Burimet e Bloomberg thonë se modeli i këtij viti do të jetë më shumë një evolucion sesa revolucion krahasuar me iPhone 12. Gjuha e dizajnit, madhësitë e ekraneve, linja pritet të mbetet e njëjta me përjashtim të teknologjisë së ekranit dhe çipi A15.

Raporti vijon duke thënë se notch i kamerave të Face ID do të jetë më i vogël ndërsa ekranet kanë frekuenca të lartë rifreskimi. Informacionet e publikuara sot janë në një linjë me raportet e mëhershme publikuar nga analistët Max Weinbach dhe Ming-Chi Kuo. /PCWorld Albanian

Exit mobile version