Duke shkruar në buletinin e tij javor, Gurman raportoi se do të jetë një tjetër debutim në evenimentin vjetor të iPhone në muajin shtator së bashku me disa modele të reja Mac.
“Tetor është herët për MacBook Pro ose desktop të segmentit të lartë andaj të parët që do të përfitojnë çipin e ri janë iMac-ët e ardhshëm, MacBook Air 13-inç dhe MacBook Pro 13-inç”, thuhet mes tjerash.
Në fillim të muajit mars, Gurman raportoi se Apple është në fazat përfundimtare të zhvillimit për dy modele të reja iMac të cilët do të vinin me çipin e ri M3.
Ky procesor nuk pritet të ketë më shumë bërthama proesorike dhe grafike sesa çipi ekzistues Apple M2, por do të sjellë rritje të konsiderueshme performance dhe efikasiteti falë procesit 3-nanometër të prodhimit nga TSMC.
Asokohe Gurman parashikoi se iMac e rinj do të vinën në gjysmën e dytë të 2023 dhe të ruanin të njëjtin dizajn shumëngjyrësh të modelit të 2021.
Javën e kaluar paralajmëroi një tjetër produkt Apple, iMac 32-inç, por që nuk do të vijë deri në fund të 2024./PCWorld Albanian